Sporti

Mediat italiane me vlerësim maksimal për Sandro Tonalin, pretendojnë se duhet të jetë kapiten i skuadrës

01/07/2022 16:26
nga:Mergim Rreci

Sandro Tonali u emërua futbollisti më i mirë i ndeshjes në Milan-Roma dhe Tuttosport madje pretendoi se mesfushorit duhet t’i jepet shiriti i kapitenit.

Ish-lojtari i Brescias u vlerësua me 7.5 nga të gjitha gazetat sportive italiane dhe ishte lojtari më i mirë në fushë dje, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai mund të luajë në çdo rol në mesfushë, ai është një lojtar “box-to-box””, ka shkruar La Gazzetta dello Sport.

“Ai mund të mos ketë klasin e [Andrea] Pirlos, por ai e kompenson atë me vrapimet e tij të gjata dhe ndjenjën e tij të pozicionit. Spektakolare.”

Tuttosport pretendoi se 21-vjeçari është një “luftëtar dhe një lider i lindur” dhe duhet t’i jepet shiriti i kapitenit tani dhe për dhjetë vitet e ardhshme.

Tonali iu bashkua Milanit në një marrëveshje fillestare huazimi në vitin 2020 dhe kuqezinjtë e bënë lëvizjen e tij të përhershme gjatë verës. ‘Rossonerët’ kanë investuar 16.9 milion € plus 3 milion € shtesa për të siguruar nënshkrimin e tij nga Brescia.

/GazetaBlic Sport/