Italia pritet të përdorë formacionin 4-2-3-1 për ndeshjen e EURO 2024 kundër Shqipërisë pasi testoi sistemin në stërvitje.
Ndeshja Itali – Shqipëri luhet në Dortmund të shtunën në orën 21:00.
Spalletti testoi formacionin 4-2-3-1 në stërvitjen e sotme me Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco si mbrojtës të krahut.
Trajneri i Italisë kishte thënë se me shumë gjasa do të përdorte një mbrojtje me katër lojtarë kundër skuadrave që luajn% vetëm me një sulmues dhe kjo është situata me Shqipërinë.
Formacioni i mundshëm i Italisë:
(4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenco, Mancini, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Cristante; Frattesi, Pellegrini, Chiesa; Scamacca