Sporti

Mediat italiane e kritikojnë ashpër Jose Mourinhon, e cilësojnë katastrofale mënyrën se si e udhëhoqi ndeshjen

10/22/2021 13:41
nga:Mergim Rreci

Humbja e rëndë e Romës në Norvegji, nga Bodo/Glimt, me rezultatin 1-6, u pasqyrua në shtypin italian, i cili në përgjithësi flet për një natë makthi për humbjen më masive të trajnerit portugez ndonjëherë.

Mourinho ndërroi disa lojtarë për këtë lojë të Konferencës së Ligës, para se ai të përballet me Napolin të dielën  dhe përfundoi duke thënë se ai nuk ka lojtarë aq të mirë sa të garantojnë rotacionin, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri mori vetëm notën 4 nga Gazzeta dello Sport, Corrierre dello Sport dhe Tuttosport, me Rui Patrício, pavarësisht se pësoi gjashtë gola, duke qenë lojtari me rezultatin më të mirë – 5.5 – së bashku me Tammy Abraham. Corriere dhe Gazetta flasin për “makth”, Tuttosport citon se kjo ishte një “katastrofë”.

Përveç nga mediat italiane, Mourinho u sulmua shumë tifozët e skuadrës, të cilët madje kërkuan dorëheqjen.

/GazetaBlic Sport/