Sporti

Mediat italiane e bëjnë të kryer, Sanches do të zyrtarizohet brenda pak kohësh tek Milani

06/07/2022 23:53
nga:Mergim Rreci

Pritet të jetë shumë i shpejt zyrtarizimi i Renato Sanches si përforcimi i Milanit.

Sipas Sky Sport, marrëveshja mes kampionëve të Italisë dhe Lille është praktikisht e mbyllur dhe Renato Sanches do të kushtojë 18 milionë euro, një shumë e reduktuar në krahasim me përfundimin e kontratës së mesfushorit portugez me klubin francez në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Renato Sanches ka një kontratë që do t’i garantojë atij një pagë prej tre milionë eurosh.

Televizioni italian, për më tepër, bën me dije se ish-lojtari i Benfica-s dhe Bayern Munichut ishte tashmë majin e kaluar në Milano për të njohur qytetin dhe ambientet e klubit.

/GazetaBlic Sport/