Sipas mediave në Itali, qendërmbrojtësi uruguaian i Barcelonës, Ronald Araujo, mund të transferohet te Juventusi.
Mbrojtësi u rikthye në lojë pas një mungese gjashtëmujore, duke regjistruar minuta për Barçën kundër Barbastro në turneun e Copa del Rey.
Kontrata e Araujo me Barcelonën zgjat deri në verën e vitit 2026 dhe ai thuhet se është i hapur për një sfidë të re duke pasur parasysh partneritetin e mirë që Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez kanë krijuar në zemër të mbrojtjes së katalanasve.
/GazetaBlic Sport