Sporti

Mediat gjermane: Theo Hernandez e dëshiron kalimin tek Bayern Munich

05/10/2024 21:12
nga:Mergim Rreci

Sky Sports Deutschland po raporton përsëri se Theo Hernandez do të ishte i hapur për t’u bashkuar me Bayern Munich, por nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta me Milanin .

Mbrojtësi i majtë ka qenë prej kohësh një objektiv i gjigantëve gjermanë, por deri më tani nuk dukej i interesuar të largohej nga San Siro, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithëse burimet italiane thonë se situata me të vërtetë nuk ka ndryshuar, Sky Sports Deutschland vazhdon të këmbëngulë që Theo Hernandez është i hapur për t’u bashkuar me Bayern Munich këtë verë.

Ai është nën kontratë deri në qershor 2026 dhe po përgatitet të negociojë një marrëveshje të re , pasi u bashkua nga Real Madrid për 22.8 milionë euro në 2019.

/GazetaBlic Sport/