Franca pësoi dy humbje radhazi për herë të parë në 12 vjet. Në startin e Ligës së Kombeve, ata u mundën nga Italia me rezultatin 1:3 në stadiumin Parc des Princes të Parisit. Shënues për vendasit ishte Bradley Barcola, ndërsa për mysafirët Federico Dimarco, Davide Frattesi dhe Giacomo Raspadori.
Gazeta e respektuar franceze, L’Equipe shkruan se pas ndeshjes ka pasur një konflikt brenda dhomës së zhveshjes së vendasve, pasi portieri, Mike Maignan kritikoi ashpër yjet më të mëdhenj të kombëtares, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.
Sipas L’Equipe, Maignan akuzoi Mbappe dhe Griezmann se po japin më shumë për klubet e tyre sesa për kombëtaren dhe se qëndrimi i tyre nuk është shembull për bashkëlojtarët më të rinj brenda ekipit kombëtar. Ndërsa kritikat e Maignan zgjatën, i gjithë ekipi heshti.
Megjithatë përgjegjësinë e mori trajneri Didier Deschamps: “Disfata është faji im, si çdo gjë që po na ndodh në këtë moment.”
/GazetaBlic Sport