Sporti

Mediat franceze e bëjnë të kryer: Ky pritet të jetë vendimi i Kylian Mbappe

08/03/2021 11:08
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Kylian Mbappe ka qenë një nga temat më të përfolura të këtij afati kalimtar veror, por mediat franceze këmbëngulin se lojtari ka mundësi të mbetet 2021/22 në Paris Saint-Germain.

Kontrata e francezit në Parc des Princes përfundon në fund të sezonit dhe ai do të jetë në gjendje të largohet nga klubi me një transferim falas, kështu që Real Madrid ishte lidhur me një lëvizje për sulmuesin këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sidoqoftë, Le Parisien ka raportuar se nuk do të ketë asnjë transferim këtë afat kalimtar dhe se ai do të mbetet në PSG.

“Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar, ose duket se nuk e kuptojnë, veçanërisht në Spanjë, Mbappe do të qëndrojë në PSG këtë vit,” shkroi Le Parisien,

/GazetaBlic Sport/