Sporti

Mediat e huaja zbulojnë emrin e ri që mund të marrë drejtimin e Manchester United

11/22/2021 22:24
nga:E K

Me largimin e konfirmuar të Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United vazhdon të kërkojë një trajner të ri.

Ndër emrat e ndryshëm të përmendur tashmë, Manchester Evening News raporton një që po sugjerohet fuqishëm në drejtimin e “Djajve të Kuq”, shkruan GazetaBlic Sport.

Lopetegui është emri i ri që po përkrahet jashtëzakonisht shumë nga Jorge Mendes.

Ish-trajneri i FC Porto (midis 2014 dhe 2015), Lopetegui iu bashkua Sevillas në vitin 2019. Që atëherë ai ka fituar një Europa League dhe është me ekipin në vendin e tretë në La Liga.

/GazetaBlic Sport/