Zinedine Zidane mund të realizojë fare mirë ëndrrën e tij.
Sipas informacioneve të fundit nga Libertad Digital, të marra nga shtypi spanjoll, Zidane do të jetë trajner i ri i kombëtares së Francës, shkruan GazetaBlic Sport.
Kohët e fundit, me rastin e përurimit të statujës së tij të re në muzeun Grevin, Zidane u shpreh gjithashtu se së shpejti do të rifillonte punës si trajner.
Ky do të jetë një mision i ri dhe krejt i ndryshëm në karrierën e tij.
/GazetaBlic Sport/


