Lajme

“Mediat duhet të jenë të kujdesshme të mos jenë cak i sulmeve politike, qeveritare apo grupeve te interesit”

04/07/2024 11:52
nga:N K

Eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj në një prononcim për GazetaBlic, ka folur lidhur me ndikimin e lajmeve të rrejshme, verifikimin e tyre dhe kujdesin që duhet të kenë mediat në Kosovë në raport me sulmet politike, qeveritare dhe grupeve të interesit.

Sipas përfaqësuesit të organizatës joqeveritare “FastChecker Kosova”, niveli i rrezikshmërisë në identifikimin e  lajmeve të rrejshme në Kosovë ndikon nga nga njohuria e lexuesëve në mediat kosovare.

“Shteti i Kosovës, si çdo shtet dhe vend tjetër ku prodhohen dhe publikohen lajmet është e rrezikuar nga lajmet e rrejshme. Niveli i rrezikshmërisë varet nga profesionalizimi i gazetarisë, kultura dhe njohuria e lexuesëve për të identifikuar lajmet e rrejshme”, theksoi Hoxhaj.

Publikimin e lajmeve pa verifikim dhe fakte tek mediat  përfaqësuesi i FastChecker Kosova, po e vlerëson se vrapimi i mediave për të qenë i pari në treg po i kushton mediave në raport me  verfikimin e saktësisë së lajmeve përshkak të konkurrencës mediatike në Kosovë.

“Mediat, jo rrallë ne mungesë te numrit te stafit dhe personave profesional te cilët merren me verifikimin e lajmeve, bien pre pa dashje e lajmeve të rreme. Kur media vrapon për të publikuar lajmin, për shkaqe se një media tjetër tanimë e ka publikuar lajmin. Vrapimi pas lajmit , jo vetëm në pjesën Copy, Paste, dhe Share, por edhe për të qenë i pari, gjë e cila po ju kushton mediave. Të cilat nuk arrijnë të mbajnë balancin në mes publikimit të shpejtë dhe verifikimit te saktësisë së lajmit”, tha ai.

Në lidhje me publikimin e të dhënave personale në aksidente në Kosovë, Hoxhaj tha se mediat në Kosovë shpesh herë ngatërrojnë interesimin e publikut me interesin publikë.

“Mediat jo rrallë herë ngatërrojnë interesin publik me interesimin publik dhe ku përfundojnë duke raportuar atë e cila nuk është e nevojshme për audiencen. Besoj që autoritet përkatëse do të duhej të marrin hapat e paraparë, dhe atë duke filluar me zhvillimin e një konference për media dhe pastaj duke vazhduar me autoritet tjera. Gjithmonë duhet te jemi te kujdesshëm që mediat te mos jenë cak i sulmeve politike, qeveritare apo grupeve te interesit”, tha ai.

Hoxhaj theksoi se Kosova ka mjaftueshëm  profesionistë të fushës së Gazetarisë , por sipas tij duhej të jenë të përditësuara udhëzimet për raportime në raste të tilla.

Sa i përket autoriteteve kompetente për ndërmarrje në lidhje me publikimin e fotografive të personave të mitur në Kosovë, Hoxhaj potencoi se mediat duhet të jenë të kujdesshme në raport me sulmet politike, qeveritare dhe grupeve të interesit.

Krejt në fund Hoxhaj ka përmendur se si qendron Kosova me propagandat e ndryshme mediatike ku sipas tij njëra ndër qështjet më kryesoret mund te jetë i ndërlidhur me aspektin dhe vareshmëris ekonomike dhe politike.