Sporti

Mediat bullgare citojnë ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me interesimin e Ludogorets për Lindon Emërllahun

07/27/2023 16:37
nga:L J

Interesimi i ekipit bullgar, Ludogorets për futbollistin kosovar, Lindon Emërllahu tashmë është i qartë.

Para pak ditësh, ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar ekskluzivisht për interesimin e klubit bullgar për mesfushorin kosovar, teksa një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp para duelit Ballkani – Larne.

Në lidhje me interesimin e Ludogoretsit dhe ofertën e mundshme që pritet t’ia dërgojnë klubit kosovar kemi raportuar para disa ditësh, me ç’rast ky lajm bëri bujë edhe në mediumet bullgare.

Mediat më të mëdha sportive në Bullgari, ‘Sportal.bg’, ‘Topsport.bg’, ‘Trud.bg’, ‘Sportlive.bg’, ‘Dsport.bg’, cituan mediumin ‘GazetaBlic Sport’, duke rapotuar për interesimin e Ludogoretsit për Emërllahun.

Më poshtë keni raportimet e tyre:

https://sportal.bg/news-2023072713400159203

https://sportal.bg/news-2023072713400159203

https://trud.bg/ludogorec-e-predlojil-1-mln-evro-za-talant-na-balkani-arjentinci-se-darpat-za-transfer-na-/

https://dsport.bg/v-kosovo-ludogorec-predlaga-1-milion-za-20-godishen-talant~126074.html