Sporti

Mediat britanike zbulojnë marrëveshjen e Barcelonës me Firminon

04/22/2023 18:55
nga:E K

Roberto Firmino ka pranuar se karrierën e tij do ta vazhdojë larg Liverpoolit.

Sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga The Reds pas një karriere të gjatë në Anfield ku fitoi të gjitha trofetë e mundshme me klubin anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

“Daily Mail” ka zbuluar se Firmino do ta vazhdojë karrierën te Barcelona.

Sipas raportimit të mediave britanike, Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje verbale me yllin brazilian.

/GazetaBlic Sport/