E përditshmja britanike “Mirror”, ka njoftuar që Gareth Bale do të pensionohet nga futbolli pas Kupës së Botës në Katar, të planifikuar për në dhjetor 2022, nëse Uells arrin të kualifikohet.
Pas një sezoni të huazuar nga Real Madrid te Tottenham, anësori uellsian, i cili javën e ardhshme mbush 32 vjeç, do të kthehet në “Santiago Bernabéu” për të përmbushur vitin e fundit të kontratës së tij me klubin spanjoll, në të cilin ai do të fitojë 15 milion euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Në fund të sezonit 2021/22, Bale do të përfundojë karrierën e tij profesionale në nivel klubesh dhe i vetmi angazhim tjetër në të cilin do të marrë pjesë do të jetë Kupa e Botës.
/GazetaBlic Sport/


