Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë në prag të konfliktit muajin e fundit. Ushtria serbe u ngrit në “gatishmëri luftarake”.
Me rastin e vendimit të Beogradit për ngritjen e të gjitha njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ushtrisë Serbe në gatishmëri të plotë luftarake, BBC shkruan se “tundjet e armëve janë më të zhurmshmit deri më sot” pas pretendimeve të disa mediat se Prishtina po përgatit një “sulm” ndaj zonave që i përkasin serbëve etnikë në veri të Kosovës”. Shërbimi publik britanik thekson se nga Prishtina nuk ka komentuar pretendimet se po përgatit një sulm në veri të Kosovës
Agjencia AP thekson, raporton se “Serbia, e cila është e armatosur me donacione dhe furnizime ushtarake ruse, ka kohë që kërcënon me armë dhe forcë Kosovën”. Serbia ka vendosur trupat e saj të sigurisë në “gatishmëri të plotë luftarake” në kufirin e saj me Kosovën, duke injoruar thirrjet e NATO-s për të zbutur tensionet midis dy armiqve të kohës së luftës në Ballkan.
“Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thotë ky urdhër në terren, pasi trupat serbe kanë qenë në gatishmëri në kufirin me Kosovën për disa kohë”, raporton AP. Në rritjen e tensioneve ka kontribuar edhe fakti që patriarkut serb Porfirio, i cili tha se do të dëshironte të dërgonte një mesazh paqeje për Krishtlindje më 7 janar, iu refuzua hyrja në Kosovë në pikën kufitare, shton agjencia.
France Press shkruan, se në situatën e krijuar bien në sy tensionet e fundit në Kosovën fqinje, ku pati të shtëna dhe shpërthime dhe ku u vendosën postblloqe. Deutsche Welle (DW) vlerëson se “tensionet po rriten më shumë se dy dekada pas luftës brutale në Kosovë”.
Beogradi e ka vënë ushtrinë në gatishmëri të lartë disa herë gjatë viteve të fundit për shkak të tensioneve me Kosovën fqinje, raportoi Guardian .
Para kësaj, tensionet u rritën në Kosovë kur u arrestua një polic tjetër serb, i dyshuar se kishte marrë pjesë në sulmet ndaj policëve shqiptarë etnikë. Arrestimi i tij ndodhi më 10 dhjetor, gjë që tërboi serbët, pas së cilës ata ngritën barrikada, duke bllokuar qarkullimin në dy pika kufitare.
Ushtria serbe për herë të fundit u vu në gatishmëri të lartë në nëntor pasi qeveria serbe pretendoi se disa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore serbe nga Kosova.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se forcat e armatosura janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për shkak të të shtënave dhe bllokadave të fundit në Kosovë, duke theksuar se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë gjithnjë e më të acaruara.
Ushtarët amerikanë që shërbejnë në forcën paqeruajtëse të NATO-s, KFOR-in, ruajnë një pikë kontrolli në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës thotë se Rusia po nxit tensionet në Serbi pasi lufta në Ukrainë po përfundon.
“Presidenti i Serbisë urdhëroi që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, pra në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”, tha të hënën ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq. Ai shtoi se presidenti Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar gjithashtu që forcat e armatosura speciale të rriten nga 1500 në 5000. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi gjithashtu se “të gjitha njësitë do të vijnë menjëherë nën komandën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm”.
Këto urdhra të Vuçiqit vijnë pasi gjenerali i ushtrisë serbe Milan Mojsiloviç u dërgua të dielën në kufirin me Kosovën. “Situata atje është e ndërlikuar dhe komplekse,” tha Mojsilovic të dielën. Muajin e kaluar, kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe oficerët e policisë serbë etnikë në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar targat e makinave të prodhuara nga Serbia me ato të Prishtinës. Përfundimisht, Prishtina e hoqi këtë vendim.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha javën e kaluar se situata me Kosovën është “në prag të një konflikti të armatosur”. Por këshilli i sigurisë i Kosovës – i cili u mblodh të hënën – fajësoi Serbinë për përkeqësimin e fundit të marrëdhënieve.
Prishtina u përpoq të caktojë zgjedhjet lokale për 18 dhjetor në komunat me shumicë serbe – por ato u shtynë pasi njoftimi shkaktoi zemërim të gjerë dhe partia kryesore politike serbe tha se do të bojkotonte.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi ka refuzuar ta njohë atë, sipas Sky News , duke shtuar se Beogradi ka inkurajuar 120,000 serbët etnikë të Kosovës që të sfidojnë autoritetin e Prishtinës – veçanërisht në veri ku serbët etnikë përbëjnë shumicën.


