Lajme

Mediat austriake: Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve

10/25/2024 12:31
nga:N K

Raportohet se një kosovar, të cilin policët e Innviertler e kontrolluan në afërsi të Suben, po ngiste një makinë që ishte vjedhur në Itali pothuajse njëmbëdhjetë vjet më parë.

Shoferi 31-vjeçar u arrestua dhe u mor në pyetje vetëm për një kohë të shkurtër nga prokurori publik Ried. Pasi u mor në pyetje, kosovari u lirua, shkrujnë mediat austriake.

Fillimisht një patrullë nga stacioni policor i Tumeltsham kontrolloi shoferin (31) nga Kosova rreth orës 23:35 të martën në pikën kufitare Suben në autostradën Innkreis (A8) drejt Wels. Me rastin e kontrollit të automjetit, lindi dyshimi se ishte i manipuluar.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se makina ishte raportuar tashmë e vjedhur në Itali në dhjetor 2013. Më pas makina është sekuestruar përkohësisht. /Albinfo