Pas vetëm gjysmë viti, futbollisti anglez Jordan Henderson largohet nga Arabia Saudite.
Sipas mediave angleze, ish-kapiteni i Liverpool-it ka marrë leje të largohet nga Al Ettifaq, klubi që e bleu verën e kaluar për 14 milionë euro. Ai ra dakord edhe për një pagë prej 815 mijë euro në javë. Prandaj, ai duhet të kishte marrë 21 milionë euro për gjashtë muaj në Arabinë Saudite.
Por duket se nuk do të marrë asgjë, edhe pse ka luajtur në 19 ndeshje. Henderson thuhet se ra dakord të mos merrte rrogë, vetëm që të mund të kthehej në Evropë sa më shpejt të ishte e mundur. Ai së shpejti do të nënshkruajë kontratë me Ajax-in dhe paga e tij do të jetë 90 mijë euro në javë, por do të ketë edhe disa bonuse.
Siç shkruan tabloidi britanik The Sun, Henderson nuk është mësuar me kushtet dhe kulturën në Arabinë Saudite, as familja e tij nuk është ndjerë mirë atje dhe kanë vendosur që më së miri është të kthehen në Evropë.
/GazetaBlic Sport