Mediat amerikane kanë publikuar xhirimet e para nga shkolla fillore në Uvalde, në të cilat mund të shihen fëmijet duke dal me vrap nga shkolla fillore Robb, pas të shtënave.
Tashmë dihet se 18 vjeçari,Salvador Ramos,është autor i kësaj masakre, duke vrarë 14 nxënës dhe një mësues.
Ramos u vra pas ndërhyrjes së policisë, e cila arriti në vendin e ngjarjes pas gjakderdhjes.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se Ramos, para se të kryente veprën e tmerrshme në shkollë, fillimisht ka vrarë gjyshen e tij.


