Sporti

Media spanjolle: Zidane mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit!

04/08/2021 20:05
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane po e konsideron largimin nga posti i trajnerit të ekipit madrilien.

Francezi është i lodhur psikologjikisht dhe fizikisht nga detyra e tij si trajner i klubit spanjoll, raporton media spanjolle, Telemadrid.

Zidane ka edhe një vit në kontratë me Real Madrid dhe paguhet 13.5 milionë euro në vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Zidane ka arritur të fitoj të gjitha trofetë me ekipin e Madridit duke fituar 2 herë Ligën e Kampionëve, dhe poashtu ka fituar edhe La Ligan.

Real Madrid ka mposhtur Liverpoolin këtë të martë në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve me rezultatin 3-1.

/GazetaBlic Sport.