Showtime

Media serbe artikull për Leonora Jakupin, përkthejnë tekstin e këngës që i dedikoi pjesëtarëve të UÇK-së

02/14/2022 19:30
nga:Donika Fetahu

Ashtu siç kishte paralajmëruar këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, në mbrëmjen e djeshme, publikoi këngën “Komandant”, dedikim për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Por siç duket kjo këngë nuk u prit edhe aq mirë nga mediat serbe, përcjellë GazetaBlic.

Një nga mediumet serbe KoSSev ka cituar  disa nga vargjet e këngës: “Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”.

Gjithashu KoSSev e sjell të plotë në gjuhën serbe, tekstin e këngës së re të Leonorës./GazetaBlic/