Luftë, spektakël, emocion dhe adrenalinë – disa nga fjalët që e përshkruajnë super meçin e ditës së sotme në botën e boskit.
Unifikimi i titujve në peshat e rënda të boksit do të diskutohet mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, një meç që po konsiderohet edhe si meçi i shekullit deri më tash.
Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury (34-0-1, 24 KO) do të përballet me Usyk (21-0, 14 KO), i cili mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO, me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.
Ky meç do të zhvillohet sonte në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite, me meçin që është planifikuar të fillojë rreth orës 23:50.
/GazetaBlic Sport/