Sporti

Me zemër të thyer, Messi i jep lamtumirën babait në një ceremoni private

08/10/2026 11:09
nga:G B

Lionel Messi dhe familja e tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit Jorge Messit, babait të yllit argjentinas, i cili u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.

Ceremonia mortore u zhvillua privatisht në varrezat El Prado, në periferi të Rosario-s, në provincën e Santa Fe-s.

Familja kërkoi të ruante privatësinë në këto momente të dhimbshme, ndërsa zona u rrethua nga masa të shtuara sigurie dhe hyrja u kufizua vetëm për familjarët.