Showtime

“Me zemër do doja ta fitonte Roza, por…” Rikja tregon se kush do të marrë çmimin e madh të BBV3

04/18/2024 12:35
nga:N K

E ftuar në Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera.

Kush e fiton këtë “Big Brother VIP 3”?

“Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati. Por që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potencialin. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me karaktere, këtë vit femrat kanë qenë shumë të forta. Por nga fundi nuk të lë Deda”, tha Rike.

Kush mendon se do të lërë shtëpinë këtë javë mes Liamit dhe Lidit?

“Për të dy është njësoj. Lidi është banor i ri. Në fillim mendova se Liami do jepte shumë më shumë, por nuk ka dhënë kushedi se çfarë. Nëse del Liami apo Lidi nuk është se ndryshon gjë. Më vjen keq që ta jap këtë deklaratë por”, sipas saj. /Top Channel/