Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot të ndryshyeshëm. Nga e premtja pritet të bie kohëpaskohe shi, derisa java e ardhshme mund të sjellë reshjet e borës edhe në vise të ulëta.
Ditën e enjte mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira që shtohen gjatë ditës. Nga dita e premte do të kemi mot të ndryshueshëm, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me të reshura shiu edhe përgjatë fundjavës. Të premten gjatë ditës edhe do të fryjë erë më e fuqishme nga jugu e juglindja.
Në fillim të javës së ardhshme, të hënën parashihen të reshura shiu, derisa orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturës, shiu do të përzihet apo edhe shndërrohet në dëborë.
Moti më dinamik në ditët vijuese, me qarkullim më të mirë ajror, shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
25.11 – Në mëngjes përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo vransira të ulëta. Ditën me shtim të vransirave, por pa mundësi për të reshura.
26.11 – Kryesisht vranët në mëngjes me shi, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Ditën mbetet mot me vransira, por me erë. Vende-vende edhe me riga shiu.
27.11 – Kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit me mundësi për riga lokale shiu.
28.11 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.
29.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut përzien apo edhe shndërrohen në borë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten me hove edhe deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë në fundjavë.