Lajme

“Më vjen keq që kam dëshpëruar opozitën, nuk propozoj emra në Komisionin për Jurisprudencë që e kanë denigruar sistemin e drejtësisë”

06/17/2021 13:46
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi pas akuzave që mori nga deputetët e opozitës për emrat e propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës tha se nuk mund të ua bëj qejfin deputetëve të opozitës për të propozuar emrat që duan ata e që e kanë denigruar sistemin e drejtësisë.

Ajo po ashtu tha se shteti është ende i kapur, dhe siç tha ajo i duhet kohë kësaj qeverie që ta çkap shtetin nga këta njerëz.

Haxhiu gjithashtu u shpreh se për këtë janë duke punuar për sistemin e Vettingut.

“Nga reagimi brutal i juaj vetëm po ma përforconi bindjen që kam pasur të drejt që e kam bërë një propozim të tillë. A keni mendu që do të propozoj persona që ju kanë shërbyer juve në sistemin e drejtësisë. Unë nuk mund të propozoj anëtar që e kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë. Shteti është i kapur dhe vazhdon të jetë i kapur. Nuk ka ndryshuar asgjë që është formuar qeveria, prandaj e kemi Vettingun. Më falni që ju kam dëshpëruar”, ka thënë ajo.

Haxhiu po ashtu tha se në Komisionin e kaluar për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës kanë pranuar lista se kush duhet ta kaloj këtë provim.

“Komisionit të kaluar iu kanë shkuar emra se kush duhet ta kryej provimin e Jurisprudencës bile nga nivelet më të lartë. E ky komision nuk do të pranoj emra e lista nga askush. Vetëm një rast me pas, që një anëtar nuk e ka kryer punën si duhet vet do ju bëj kallëzim penal në prokurori”, theksoi ajo.

Kuvendi ratifikon Këshillin e Cilësisë, këshill në të cilin anëtar është edhe i afërmi i Besnik Bislimit