Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se çmimet aktuale të energjisë elektrike do të zgjasin më shumë se përtej dimrit.
“Çmimet e tanishme tregon se kriza do të zgjas më shumë se përtej dimrit, ku ne si Qeveri jemi duke u përballur. Ministria e Ekonomisë ka shprehur një interesim për të subvencionuar energjinë elektrike deri më 75 milionë euro, për të siguruar që për konsumatorët familjar që harxhojnë deri 600kËh dhe për konsumatorët biznisor të mos ketë tarifë rritëse”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Ai ka theksuar se heqja e bllok tarifave të energjisë ka qenë një gabim i madh.
“Me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale. Përkundër janë larguar masa që kontribuojnë për konsum më të kujdesshëm të energjisë, sic janë bllok tarifat. Pra, heqja e tyre ka qenë gabim i madh. Kjo krizë vetëm i ka theksuar problemet që i kemi trashëguar. Fatura që na po e paguajmë është një mosveprimi për mesë dy dekada dhe jemi duke ndjerë vjetërsinë e investimeve në njësitë e tona gjeneruese. Në të kaluarën institucionet kanë dështuar t’u tregojnë qytetarëve së ngrohja me rrymë nuk është i qëndrueshëm”, theksoi ai.
I pari i Qeverisë ka treguar se deri më tani Kosova i është lënë në dorë tregtarëve të energjisë.
“Janë dy faktorë kryesorë që kanë bërë të ndihet kjo krizë. Njëri është i jashtëm, ku Kosova një pjesë të energjisë e siguron nga importi. Me çmime të larta u preken edhe vendet e rajonit. Faktori tjetër që vazhdon të jetë determinues është fakti se Kosova i është lënë në dorë tregtarëve të energjisë”, ka përfunduar ai.