Showtime

Me veshje transparente, Nora Istrefi merr gjithë vëmendjen në ditëlindjen super luksoze

03/26/2022 16:11
nga:G C

Nora Istrefi, këngëtarja e njohur shqiptare ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e 36-të.

Familjarë, miq dhe fansa të shumtë e uruan Norën me rastin e ditëlindjes.

Ndërsa këngëtarja me këtë rast ka organizuar një ndejë me miqtë e familjarët.

Në rrjetin social “Instagram” ka shpërndarë disa fotografi nga festa, ku shihen dhe shumë fytyra publike.

Po ashtu ajo se çfarë ka rënë më shumë në sy ishte veshja e artistes.

E njëjta përzgjodhi një fustan të zi transparent e mjaft të hapur në pjesën e gjoksit.