Lajme

“Me vëmendje jemi duke e përcjellur situatën, kemi ngritur nivelin e gatishmërisë”

07/18/2021 23:52
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me vëmendje janë duke e përcjellur situatën në terren dhe për këtë kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se janë njoftuar të gjitha drejtoritë e komunave për t’u marrë me situatën përmes sistemit të Qendrave Operative Emergjente 112, të cilat vazhdimisht po e monitorojnë gjendjen.

“Është bërë njoftimi për gjendjen e personelit dhe paisjeve të ekipeve për pompim me kapacitet të lartë, kërkim shpëtimit në ujëra sipërfaqësorë dhe barrierave për mbrojtje të infrastrukturës kritike. AME është duke e përcjellur gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit në Komuna. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga komunat dhe nuk ka pranuar njoftime se është shpallur gjendje rreziku nga asnjë pjesë e territorit për nivelin qendror”.

“Përkundër faktit që deri më tash nuk ka kërkesa nga komunat, niveli qendror është në gjendje gatishmërie që tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Për këtë, MPB do të koordinojë dhe bashkëpunojë edhe me FSK-në të cilët kanë mobilizuar ekipet e tyre për reagim, andaj, apelojmë tek komunat që të adresojnë kërkesat dhe nevojën për ndihmë dhe në të njejtën kohë apelojmë tek qytetarët, që për të evituar rreziqet të bashkëpunojnë duke ndërmarrë hapat si në vijim:

Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).
Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:
• Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,
• Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,
• Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194”, ka shkruar Sveçla.