Showtime

Me vajza pothuajse të zhveshura duke bërë twerk, Majk dhe Marin publikojnë klipin “Pa marre”

02/11/2022 19:53
nga:Genita C

Dy reperët e njohur dhe tejet të suksesshëm, Majk dhe Marini kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Dyshja kanë lansuar projektin më të ri muzikor që është vizuelizuar edhe me klip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Kënga mban titullin “Pa marre” dhe është punuar në studion e producentit të njohur, Rzon.

Për tekstin janë kujdesur vet reperët, ndërsa kipi u realizua nga “Melodi Studio” me regji të Tomas Kuçi.

Ky bashkëpunim që është i pari mes tyre padyshim do të pritet mirë nga fansat e tyre të shumtë.

Ndryshe, theksojmë që të dy artistët krahas projekteve muzikore mbete të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.