Lajme

Me urdhër të SPAK-ut arrestohet ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

10/20/2024 20:22
nga:G B

Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja.

Këtij të fundit, një javë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi edhe marrjen si të pandehur për “shpërdorim detyre”, raporton A2CNN.

Burime jo zyrtare pranë SPAK, kanë bërë të ditur për A2CNN se arrestimi i ish-deputetit nuk ka lidhje me këtë çështje, por është për një tjetër dyshim të Strukturës së Posaçme.