Ish zëvendëskryeministrja dhe ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ishte sonte e pranishme në organizimin e mediumit Kanal10 në nder të zgjdhjeve presidenciale në SHBA.
Tahiri teksa fliste për zgjedhjet që po mbahen atje, përmendi rolin e veçantë të dy partiakëve nga anë të ndryshme në çlirimin e Kosovës.
“Faleminderit për ftesën, sot populli amerikan po e bën historinë. Unë tradicionalosht nuk jam deklaruar asnjëherë për preferencat e mia, për ato arsye që politika e jashtme amerikane ka një unitet në raport me çështjet ndërkombëtare, prandaj edhe unë i përmbahem. Sipas gjinisë më takon por nuk e bëj. Pres që Amerika të vazhdoj më konsikuencë”, deklaroi Tahiri.
“Dua të them ne u bëm të lirë e të pavarur fal demokratëve, ishte preisdenti në Klinton në krye mirëpo pastaj erdhi republikani, presidenti Bush na bëri të pavarur, i pari të lirë kështu që porosia ime është që gjithmonë, përjetshëm ta di vlerën e Amerikën që na vulosi fatin. Jam befasuar që Kosova e lider anti amerikan, uroj të jetë i fundit”, shtoi tutje ajo.