Lajme

“Më thirrën, më thanë dil nga mbledhja se ka plan për të të vrarë” – Xhavit Haliti rrëfen atentatin ndaj tij dhe Hashim Thaçit në Rambuje

04/13/2022 10:28
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka rrëfyer momentin e atentatit ndaj tij dhe Hashim Thaçit më 1999, raporton Gazeta Blic.

Ai në emisionin “Poltiko” në Kanal 10 me Kushtrim Sadikun ka treguar se si e kishte thirrur ish- shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Fatos Klosi e kishte njoftuar që të dilte nga Kështjella e Rambujes, ku po mbaheshin negociatat me Serbinë, sepse kishte një plan për ta vrarë.

“Më thirrën, më thanë dil nga mbledhja se ka plan për të të vrarë”, ka theksuar ai

Më pas, ai ka treguar se si kishin dalë nga Kështjella, dhe një makinë i kishte ndjekur nëpër Paris./ Gazeta Blic

Ndiqeni rrëfimin e plotë: