Lajme

“Më tha po i dhemb që ia mora Prishtinën”, Përparim Rama zbulon bisedën me Albin Kurtin

01/26/2026 18:44
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se Albin Kurti i kishte thënë në takime të ndryshme që “ende i dhem që ia ka marrë Prishtinën”.

Por Rama tha në Frontal në T7 se Prishtina është e gjithë qytetarëve.

“Për fat të keq, kryeministri Kurti duket se e ka marrë personale, më ka thënë në takime të ndryshme që ende po i dhemb që ia paskam marrë Prishtinën. I kam thënë unë s’ta kam marrë Prishtinën. S’është as e jotja as e jemja, është e gjithë qytetarëve”, tha Rama në Frontal.

Ai tha se është për t’i shërbyer Prishtinës.