Lajme

Me syrin e nxirë në Zyrën Ovale – çka i ndodhi Elon Muskut?

05/30/2025 23:57
nga:Gazeta Blic

Miliarderi i teknologjisë qëndroi në Zyrën Ovale për më shumë se 30 minuta me njërin sy të nxirë para se një gazetar të ishte në gjendje ta pyeste drejtpërdrejt për këtë.

Fillimisht Elon Musk tha me shaka se nuk ishte “askund afër Francës”, një referencë për videon e presidentit Emmanuel Macron të cilin e shtyu në fytyrë gruaja e tij.

Videoja e “shuplakës” u shëprnda masivisht në rrjetet sociale, shkruan Associated Press.

Pastaj Musk tha se “thjesht po bënte shaka” me djalin e tij 5-vjeçar, të quajtur X, “dhe unë i thashë ‘vazhdo dhe më godit në fytyrë’”.

Rezulton, tha ai, se edhe një 5-vjeçar mund të të shkaktojë një sy të nxirë.

Gjatë konferencës për media për të shënuar fundin e mandatit të shefit të Teslës, nga ana tjetër presidenti amerikan Donald Trump tha se Elon Musk “nuk do të largohet vërtet”.