Lajme

Me surle e tupanë qytetarët festojnë 14-vjetorin e Pavarësisë

02/17/2022 13:31
nga:Q R

Me rastin e 14-vjetorit te Pavarësisë së Kosovës qytetarë të shumtë kanë dalë në sheshet kryesore për ta parë parakalimin e kuadrateve të FSK-së e Policisë së Kosovës.

Ata kanë vallëzuar me surle e tupana, ndërkohë festës i ka prirë një kalorës.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë mbajtur një sërë aktivitetesh për nderë të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.