Lajme

Me shumë vështirësi qëndron në këmbë, nëna e 20 vjeçares që u vra nga grabitësit në Greqi, i jep lamtumirën vajzës së saj

05/14/2021 10:58
nga:Y I

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ndhodhi gjatë një grabitje në Greqi, ku personat të cilët kishin hyrë për të grabitur, pas torturave, lanë të vdekur një 20 vjeçare, nënë të dy fëmijëve.

Sot familjarët e 20 vjeçares me origjinë britanike, janë mbledhur për t’a përcjellë atë në banesën e fundit. Në pamjet e siguruara, shihet nëna e saj e cila mezi qëndron në këmbë gjatë rrugës për të përcjellë të bijën e saj për në banesën e fundit.

E veshur me të zeza, nëna hipi në anijen e linjën Volos-Alonissos. Në një deklaratë, Superior Air, kompania në të cilën punonte bashkëshorti i 20-vjeçares, ka njoftuar se linja e tyre do të mbetet mbyllur përgjatë gjithë ditës së sotme në respekt të zisë.