Sylvinho ka publikuar listën e Kombëtares shqiptare për 2 sfidat e fundit të Nations League. Braziliani ka grumbulluar 28 futbollistë, ndërsa nuk mungojnë mungesat dhe rikthimet e mujshme.
50-vjeçari ka folur në konferencën për shtyp, ku ka analizuar formën e futbollistëve dhe objektivat për duelin me Çekinë dhe Ukrainën. Sylvinho nënvizoi se kuqezinjtë do të hyjnë në fushën e lojës vetëm për fitoren dhe se në shtëpi nuk u lejohen hapat fals. Në “Air Albania” do të luajnë edhe për tifozët, të cilët vazhdojnë të mbështetin fort kuqezinjtë.
“28 lojtarë? Është e vërtetë që kemi marrë 28 lojtarë. 5 lojtarë tanë janë me një kartonë të verdhë. Luajmë në shtëpi dhe nuk kemi nevojë të lëvizim shumë. Kemi 3 lojtarë dhe është paksa gri diskutimi për shkak të gjendjeve të tyre. Kumbulla, Manaj dhe Keidi Bare. Duhet të kosultojmë me mjekët e ekipit për të parë nëse do të luajnë apo jo.
Vendi i parë në grupin B1? Mund të jemi të parët, të 4 janë ekipe që kanë luajtur në europian. Kanë futbollistë të fortë dhe luajnë në Premier League, Bundesligë, Serie A. Gjithçka është e hapur, por kemi një avantazh se luajmë në shtëpi.
Muçi po shkëlqen keni “dhimbje koke” se kush do të luajë? Për mua kjo dhimbje koke është e mirë. Duhet të kem hapësirë për lotjarët që të zgjeddh. 3 ekipet janë të forta. Gjeorgjia ka bërë mirë në Europian, Çekia dhe Ukraina luajnë shumë.
Manaj, Kumbulla dhe Bare kanë disa ditë larg fushave dhe duhet të shikojmë se çfarë gjendje kanë. Muçi po luan shumë mirë dhe Bajrami po shkëlqen në Skoci. Asnjë nuk e di unë kam shkuar për të parë Muçin dhe asnjë nuk e di se sa e vështirë është të ambientohesh në një klub tjetër. Një lojtar ka nevojë për mbështetjen në një moment të vështirë, qoftë edhe për një përqafim.
Në këtë lsitë të zgjeruar, pse nuk kishte vend për Christian Shpendin? Këtu po ndodh diçka e bukur me Kombëtaren, pasi po marrin shumë lojtarë nga U-21. Simonin, Fetain dhe ndihem keq për Pajazitin që është i dëmtuar dhe i duhen edhe disa javë për tur rikuperuar.
Nuk ishte momenti vetëm për ta grumbullar Shpendin vetëm për t’i dhënë disa minuta. Ndoshta do të jetë momenti të marrin të dy vëllezërit njëherësh (qesh).
Rikujtoj një lojtar tjetër të grumbulluar më parë. Medon Berisha ka rimarrë një dëmtim dhe ka 50 ditë larg fushave. Shpesojmë që të rikthehet sa më shpejt, pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne.
Grupi B1? Nuk di të them momentalisht të them se si do të luajmë. Një grup i vështirë dhe duhet të stërvitemi shumë. Unë ju siguroj që do të provojmë të bëjmë mirë me zemër dhe shpirtë dhe tifozët na kanë mbështetur gjithmonë.
Muçi dhe Uzuni po shënojnë gola, a duhet t’u japim më shumë minuta? Është e vërtetë dhe e rithem se situata me Manaj duhet të shikohe dhe më pas të vendosim nëse mund të luajë. Daku është i pezulluar. Kemi disa alternativa për të luajtur si 9-tësh. Uzuni është më i përfshirë brenda, ndërsa Muçi lëviz më shumë jashtë zonës. Kanë karakteristika të ndryshme dhe gjatë ndeshjes mund t’i aktivizojmë për të marrë maksimumin.
Feta Fetai a është pjesë e projektit. A do të ketë minuta për debutimin e tij? Ne kemi marë shumë lojtarë nga U-21. Mitaj, Adrian Bajrami, Simoni, Fetai, Çuni, Pajaziti. Janë lojtarë që ne i kemi në plane dhe janë të rëndësishme dhe sigurisht duhet t’u japim minuta. Por për momentin nuk mund t’i kemi të gjithë pjesë të Kombëtares, pasi kemi edhe futbollistë në moshë të re në ekip si Asllani dhe Bajrami dhe ne duhet t’i alternojmë të gjithë.
Më shumë gola të pësuar se sa të shënuar? Duhet të kemi parasysh edhe kundërshtarët. Gjeorgjia pëson pak. Të gjitha ekipet janë të forta dhe e jemi në të njëjtin nivel. Edhe ne si ekip nuk pësojmë shumë gola. Nuk janë kundërshtarë që të futemi që të shënojmë në 15 minuta 1 apo 2 gola. Kemi marrë 6 pikë në këtë rrugëtim, kemi pasur ndeshje të vështira. Lojtarët kanë bërë mirë në Euro 24, stafi ka bërë mirë. grupi është i ekuilibruar. Na presin 2 ndeshje të vështira, por ne do të japim më të mirën tonë”, ka deklaruar Sylvinho.