Lajme

Me rrogë 2 milionë lekë, kush është zyrtari i përfshirë në laboratorin e drogës në Fier

11/25/2022 15:44
nga:Y I

Viktor Çervanaku, drejtor në OST u arrestua nga policia e Shtetit me urdhër të SPAK pas hetimeve për trafik kokaine nga Kolumbia, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Çervanaku i cili aktualisht mbante postin e drejtorit të administratës në OST, më herët ai ka qenë kryetar i Komunës së Frakullit në Fier.

Në listëpagesat e muajit prill, rezulton se në këtë institucion paguhej 2 milionë lekë të vjetra në muaj.

Çervanaku u arrestua bashkë me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi në banesën në pronësi të tij në fshatin Frakull në Fier, u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve fshihej kokaina e importuar nga Kolumbia.