Lajme

Me rreth 6 mijë vota më shumë, Gjini në balotazh me Golën e VV-së

10/13/2025 13:55
nga:G B

Procesimi i 100 të vendvotimeve për Komunën e Gjakovës e ka vendosur të parin Ardian Gjinin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 47.74%.

Në vend të dytë është Ardiani i Vetëvendosjes. Gola ka fituar 32.82%, apo rreth 6 mijë vota më pak se Gjini.

I treti është Shefqet Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 7.61%

Si përfundim, për Gjakovën, Golën e Gjinin i pret balotazhi.