Lajme

Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë, Duda Balje vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

02/16/2023 18:33
nga:Astrit Gashi

Nesër (17 shkurt) bëhen 15 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast tashmë kanë nisur aktivitetet e ndryshme dhe përgatitjet për festën e veçantë të popullit të Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ndërkohë ka marrë vëmendje me paraqitjen në këtë përvjetor.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social, Facebook, ku ka prezantuar fustanin e veçantë që lidhet me ngjyrat e flamurit të Kosovës.