Sporti

Me portën e boshatisur, sulmuesi nuk u beson syve për rastin e humbur

07/27/2021 11:09
nga:Mergim Rreci

Në ndeshjen e kampionatit argjentinas midis Argentinos Zhunior dhe Njulls Olld Bojs, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për skuadrën vendase, ku Nikolas Reniero ka humbur rastin më ë pabesueshëm të vitit.

Sulmuesi i Argentinos Junior ka përfituar nga një gabim trashanik i mbrojtjes mike ku mbrojtësi tentoi të kthente topin tek portieri, por Reniero e rrëmbeu atë mtop duke dribluar dhe portierin dhe pasi e rregulloi mirë topin goditi lart traversës. E pabesueshme për një sulmues sesi mund të humbasë atë rast me portën e boshatisur.

Kjo ishte java e dytë e kampionatit argjentinas, ku Argentinos Zhunior renditen në vendin e 5 me 4 pikë ndërsa Njulls Olld Bojs në vendin e 10 me 3 pikë.