Turizem

Më pëlqen burri i martuar, si t’ia bëj?

01/30/2022 11:02
nga:Gazeta Blic

Nëse nju pëlqen mashkulli i martuar, mund të bëhet problem serioz, por nëse është fjala për shefin apo kolegun tuaj, mund të humbni edhe punën.

Është e krejt normale që t’ju pëlqejë ndokush, mirëpo kur ai ndokush është i martuar, është më mirë të mos filloni kurrfarë lidhjeje dashurie.

Mos i ekzagjeroni gjërat

Mos lejoni që kjo gjë të shndërrohet në tregim si për Romeon e Xhulietën, domethënë në dashuri të ndaluar.

Mos u besoni arsyetimeve dhe gënjeshtrave të tij

Ndonjë mashkull i martuar vetë do të përpiqet t’ju bie në “qafë”, gjithsesi me pretekstin që janë të palumtur me bashkëshorten dhe që shkurorëzimi është i pashmangshëm, ndërsa me bashkëshorten dhe fëmijët e tij ka marrëdhënie krejtësisht të harmonishme, transmeton Telegrafi.

Ndërprisni këtë problem që në fillim

Nëse fillon t’ju dërgojë porosi të dyshimta, ju fton në takim pas punës, apo fillon t’ju bëjë komplimente, mirë do të bënit sikur të bëheshit indiferente dhe gjithmonë i ktheni përgjigje negative.

Mos i idealizoni

Ai nuk është as më i keq as më i mirë se cilido qoftë mashkull tjetër, vetëm që ju pëlqen pasi që ju është i paarritshëm.

Jini e sinqertë ndaj vetes

Lidhja me mashkullin e martuar mund t’ju shkaktojë vetëm probleme edhe juve, edhe familjes së tij. Është gjëja më e mirë të ndaleni pak, të mendoni mirë dhe t’i numëroni arsyet përse nuk do të duhej të hynit në një lidhje të tillë.