Showtime

“Më pëlqejnë femrat me trup të mbushur, të kesh çfarë të prekësh”/ Vajzat e “Për’puthen” i kthehen keq konkurrentit

11/06/2021 10:35
nga:Gazeta Blic

Një ditë më parë në puntatën e “Për’puthen” u transmetua takimi i Anës me Bledin. Gjatë këtij takimi ajo u shpreh se shpeshherë është ndjerë keq për komentet që ka marrë për gjoksin.

Konkurrenti ia priti duke i thënë se i pëlqejnë femrat e mbushura. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga vajzat e tjera në studio, mes tyre edhe Mikela.

Debati mes vajzave dhe Bledit:

Bledi: Më pëlqejnë vajzat që janë të mbushura në trup, të kesh çfarë të prekësh.

Mikela: Të pëlqejnë femrat agresive, por s’të pëlqejnë femrat e holla.

Bledi: Thashë i pëlqej femrat agresive, por nuk i pëlqej femrat që s’janë të mbushura në trup.

Efi: Po pra të dobëtat, neve nuk na pëlqen, kaq.

Mikela: Po pra këtë doja ta pyesja dhe unë, këtu në studio kush të pëlqen?

Bledi: E kisha në kuptim tjetër, e hollë në kuptimin dërrasë fare, pa forma.

Efi: Unë ashtu jam, gjithsesi s’ka problem.

Bledi: Nuk dukesh ashtu.