Lajme

Më pak se pesë orë deri në mbylljen e vendvotimeve

12/28/2025 15:11
nga:Sh R

Procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend po vazhdon pa parregullsi të mëdha të raportuara.

Mbarëvajtja e procesit po monitorohet nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:20 kanë votuar 18.49% e qytetarëve me të drejtë vote.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, ndërsa transmetimi i rezultateve preliminare të së dielës pritet të nisë para orës 20:00.