Showtime

Me një vajzë dhe një djalë! Publikohen momentet private të Rita Orës

05/25/2021 09:52
nga:Genita C

Rita Ora përflitet se është në një marrëdhënie me regjisorin Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thomspon.

Në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat britanike, këngëtarja shqiptare shfaqet duke u përqafuar dhe puthur me regjisorin dhe aktoren në Sidnei, Australi.

Rita Ora tashmë e ka pranuar se është biseksuale ndërsa aktorja Tessa Thompson ka bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat.

Lajmet për lidhjen e Rita Orës me komedianin Taika Ëaititi nisën pak kohë më parë. “People” raportoi se 45-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë bashkë dhe po në Sydnei, aty ku këngëtarja shqiptare ndodhet për xhirimet e The Voice Australia.