Këngëtari shqiptar, Ledri Vula, para pak dite ka festuar ditëlindjen e 35-të.
Pamjet nga festa madhështore nuk kishin si të mungonin edhe tash që kanë kaluar disa ditë, shkruan GazetaBlic.
Ledri Vula ka postuar disa pamje festive në rrjetin e tij social Instagram ku u pa në mesin e personave më të dashur.
Pa dyshim nuk kishte si të mungonte edhe e dashura e tij, Sara Hoxha ku fotografia me të mori gjithë vëmendjen mediatike.

Ledri shihet duke ia prekur të pasmet, teksa kjo foto u bë virale në rrjet.
Ndryshe, dyshja tashmë janë bërë edhe prindër për herë të parë të vajzës, Poem Blu./GazetaBlic/


