Lajme

Me një foto krah Arben Vitisë, ish-modelja njofton se do kandidojë si asambleiste për Komunën e Prishtinës

08/11/2021 14:14
nga:Genita C

Modelja e njohur sapo ka dhënë njoftimin për media.

Derisa ka publikuar një imazh krah, ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia ajo ka konfirmuar se do të kandidojë si asambleiste e Komunës së Prishtinës.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Zana Krasniqi ndau fotografinë teksa edhe dha njoftimin.

“Unë kam vendosur që në qytetin tim ku jam lindur e rritur të kandidoj si asambleiste për Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ndër të tjera modelja.

Postimi i plotë i saj:

“Te dashur miq,

Si aktiviste ambientaliste, ndjej obligim qe kauzes time per ruajtjen e Nanes Natyre ti jap drejtimin e duhur para se te jete vone.

Une kam vendosur qe ne qytetin tim ku jamm lindur e rritur te kandidoj si asambleiste per Komunen e Prishtines ne listen e Levizjes Vetevendosje.

Duke e pas parasysh qe flitet shume, e punohet pak ne kete drejtim, do ta marr si obligim qe çeshtjet e ambientit te kene nje adrese.

Vetem se bashku mund te bejm diferencen.

Shpresoj ne mbeshtetjen dhe voten tuaj.
Ta duam, ta ruajm dhe ta mbrojme NANEN NATYRE♻️???
#prishtinaegjelbër #nananatyre’.