Lajme

Me ngritjen e temperaturave në Gaza po rritet rreziku që të shpërthejnë sëmundjet

04/20/2024 16:22
nga:Y I

Është duke u rritur rreziku që të shpërthejnë sëmundjet në Gaza, pasi temperaturat po fillojnë të ngriten.

Kështu tha Scott Anderson – zëvendësdrejtori i lartë i çështjeve të UNRWA-s në Gaza.

“Frika jonë është sëmundja dhe shpërthimi i sëmundjes. Ekziston nevoja për të kontrolluar mushkonjat, për të kontrolluar mizat, për të mbledhur mbeturinat dhe për të vazhduar përpjekjet për të përmirësuar sistemin e ujit dhe kanalizimeve në përgjithësi”, tha ai.

Anderson këtë shqetësim e ndau në programin e BBC Radio 4 Today.

Sipas shërbimit të motit të BBC-së, Gaza mund të arrijë temperaturat deri në 30 gradë Celsius javën e ardhshme, megjithëse faqet e tjera të internetit të parashikimit të motit raportojnë se mund të shkojë më lart se kjo.