Lajme

Më në fund vjen një deklaratë nga Presidenca për takimin Vjosa Osmani- Valdete Daka

3 vite më parë
nga:Gazeta Blic

Pas raportimit të mediave se presidentja Vjosa Osmani i ka ofruar mirënjohje Valdete Dakës, nëse ajo jep dorëheqje nga posti i kryetares së KQZ-së, ka ardhur reagimi i parë nga kabineti i shefes së shtetit.

Artan Murati, këshilltar i Vjosa Osmanit ka theksuar se ai ka qenë në takim, por sipas tij nuk ka pasur ofertë për dekoratë.

“Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar ai,  raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Osmani sot e ka shkarkuar nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Shkarkimi i saj ka nxitur reagime të shumta të mediave, shoqërisë civile dhe të partive opozitare.