Sporti

Më në fund | UEFA e “tmerron” me denim Crvena Zvezdën pas banerit “Kosova është Serbi”

08/26/2026 11:19
nga:L J

Ekipi serb i Beogradit, Crvena Zvezda ka marrë një debim të madh nga UEFA për ngjarjet skandaloze të tifozëve në ndeshjen kundër Viktoria Plzenit.

Sipas njoftimit të UEFA-s, klubi serb u denua për disa çështje me 99,500 euro.

Më poshtë keni vendimin dhe arysetimin e UEFA-s për denimin ndaj ekipit serb:

– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 20,000 € për bllokimin e rrugëve publike.

– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 50,000 € për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 9,500 € për ndezjen e piroteknikës.

– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 20,000 € dhe të urdhërohet mbyllja e pjesshme e stadiumit të FK Crvena Zvezda (domethënë sektori 3 i tribunës veriore) gjatë ndeshjes së ardhshme të kompeticionit të UEFA-s në të cilën FK Crvena Zvezda do të luajë si ekip vendas, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj. Mbyllja e pjesshme e stadiumit pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Kujtojmë se tifozët serb të të gjitha ekipeve po vazhdojnë me shfaqjen e parullave “Kosova është Serbi”, në secilin duel, teksa tani ka ardhur edhe gjoba e shumëpritur nga UEFA për sjelljet e tyre të padurueshme.

/GazetaBlic Sport